Monday, May 6, 2024
HomeSportKuqeblutë kërkojnë fitore ndaj Laçit

Kuqeblutë kërkojnë fitore ndaj Laçit

-

Kalendari i kategorisë Superiore të futbollit shqiptar ofron dy ndeshje brenda për skuadrën kuqeblu. Këtë të diele ndaj Laçit në orën 14.00 dhe fundjavën e ardhshme ndaj Teutes së Durrësit. Dy përballje, njëra më e rëndësishme se tjetra, kjo edhe për faktin se të dy kundërshtarët janë në konkurence me Vllazninë për luftën e mbijeteses, Laçjanët e vendit të parafundit në tabele me gjashtë pikë dhe Durrsakët të renditur menjëherë pas Vllaznisë me vetem një pikë më pak. Administratori Astrit Gjyrezi bën të ditur se Vllaznia po përgatitet intensivisht dhe të dielen do të japë më të mirën në fushë e lojës kundër Laçit me synim marrjen e rezultatit pozitiv.

Ndërkohë, përsa i përket situatës në skuadër, ka lajme pozitive në drejtim të infermierisë ku pas një periudhe të gjatë dëmtimi mbrojtësi i qëndrës, Stefan Cicmil në seancen stervitore të së enjtes është parë të stervitet me grupin e parë, por falë problemeve që ka kaluar më përpara nuk ka arritur ta mbyllë të gjithë minutazhin duke u tërhequr përpara kohe nga stervitja. Një tjetër element pozitiv që ka ndikuar në rritjen e anës morale në skuadër ka të bëjë edhe me lëvrimin e fondeve finanaciare, pasi vete futbollistët kanë bërë të ditur se kanë tërhequr nga banka shumat përkatëse.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts