Saturday, May 18, 2024
HomeAktualitetLsi inaguron zyren ne rajonin nr 3

Lsi inaguron zyren ne rajonin nr 3

-

Lëvizja socialiste për Integrim e Shkodres ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Në një ceremoni të veçantë deputeti Agron Çela, krah kolegut Spartak Braho dhe qindra anëtarëve e simpatizanteve të rajonit 3, inaguroi të parën zyrë elektorale.

Deputeti Çela duke falenderuar për mbështetjen e dhënë në gjithë këto vite strukturat e LSI-së, u shpreh i bindur se nga rajoni 3 dhe në çdo zonë të qarkut Shkoder do të ndihet fryma e fitores, që LSI të përfaqësohet në kuvend me 3 deputet, pasi kjo force politike është zëri i çdo problematike të qytetarit dhe i zgjidhjes së tyre.

I emocionuar që gjendej mes shumë të rinjve e të rejave, deputeti Braho falenderoi kolegun Çela për ftesën dhe theksoi se LSI ka hyrë në një beteje, që ajo elektorale dhe jo ajo e çadrave. Pranvera politike ne Shkoder po vjen sot me nje dallendyshe te re qe eshte kjo zyre, ogur i mire dhe shpresedhenes që ne do të marrim 3 deputet nga këto zgjedhje shtoi Braho.

Braho një koment ja rezervoi edhe koalicionit qeveritar që u lidh në Shkoder me 1 prill, datë që po afron.

Vetë drejtuesit e rajonit 3 shprehen të bindur se rezultatet pozitive do të jenë pjesë e LSI-së edhe në këto zgjedhje.

Qershia mbi tortw e kwsaj mbremje ishin edhe anwtarwsimet e reja, ku 20 vajza dhe djem ju bashkuan LSI-sw, me plotwsimin e formularwve duke u bwrw zyrtarisht pjesw e kwsaj familje tw madhe politike. Në fund prerja e tortës dhe trokitja e gotave shenoi startin e rrugëtimit të radhës politik, ku deputeti Agron Çela dhe LSI Shkoder synojnë thyerjen e rezultateve të 2013 – 2015, duke dyfishuar shifrat.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts