Saturday, April 27, 2024
HomePolitikëKryemadhi: Ligji per maturen gabim

Kryemadhi: Ligji per maturen gabim

-

Pas Policisë së Shtetit në shënjestër të akuzave të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë dhe Matura Shtetërore. Monika Kryemadhi e ka quajtur gabim votën e dhënë për të miratuar këtë reformë e cila rezultoi dështim sipas saj. Kjo për hatër të kompromiseve të koalicionit. Deklaratën deputetja e LSI e bëri në Lezhë në një takim me maturantët e qytetit. Kryemadhi garantoi se deputetet e rinj që do të dalin pas zgjedhjeve nuk do të pranojnë më kompromise të tilla në dëm të qytetarëve.

Zv/ministrja e arsimit Nora Malaj u shpreh se ky dikaster po punon fort që gabimet e një viti më parë të mos përsëriten më maturën e sivjetshme shtetërore.

 

Ditët e fundit kanë tronditur me deklaratat publike koalicionin qeveritar, i cili nuk po kalon ditë te qeta në prag të zgjedhjeve të 18 qershorit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts