Thursday, May 2, 2024
HomeSportDy fitore në Europianin e Boksit

Dy fitore në Europianin e Boksit

-

Kombëtarja e Shqipërisë në boks për moshën 22 vjeçare po bën një prezantim shumë të mirë në Kampionatin Europian që është duke u zhvilluar në qytetin Braila të Rumanisë. Shkodrani, Arjon Kajoshi përfaqësues në peshen deri në 75 kilogram, ka boksuar mbrëmjen e së premtes duke pasur përballë kundërshtarin e tij nga Gjeorgjia. Prezantimi i Kajoshit ka qënë i shkëlqyer, gjë për të cilen e verteton edhe vete rezultati i arritur në këtë ndeshje ku në përfundim të saj gjyqtaria ka dhënë vendimin e saj për fitore të Kajoshit me rezultatin e thellë 5 me 0. Fitorja në fjalë e ka kualifikuar boksierin shkodran në tetë më mirët e Kampionatit Europian duke hapur kështu një mundësi shumë të mirë që ai të synojë të avancojë edhe më tej për t’u futur në zonën e medaljeve. Por, për ta bërë një gjë të tillë duhet pritur ballafaqimi i mbrëmjes të së dieles kur ndeshja e radhës për Kajoshin do të jetë ajo përballë boksierit nga Rusia. Krahas Kajoshit, me fitore e ka mbyllur ndeshjen e parë në këto finale të Europianit edhe boksieri vlonjat, Krenar Zeneli, përfaqësues i peshes deri në 56 kilogram, ku shorti në turin e parë e vuri përballë boksierit nga Gjermania. 4 me 1 ka qënë rezultati i arritur nga boksieri vlonjat, fitore kjo që edhe për Zenelin do të thotë kualifikim në tetë boksierët më të mirë të Europianit. Në bazë të shortit, Zeneli ndeshjen e radhës  do ta kete perballe boksierit nga Rumania, që ashtu si edhe Kajoshi edhe ai për këtë raund do të boksojë mbrëmjen e së dieles.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts