Grupi Zabo sjell interpretime te veçanta ne “Migjeni”
E pagëzuar ndryshe si pranvera e mundësive, ajo frankofone e këtij viti nisi e veçantë në qytetin e Shkodres. Grupi Zabo solli «Mbrëmjet e freskisë» në teatrin “Migjeni”, duke bërë që ky i fundit të flasë artistikisht në gjuhën frenge.
Një ndërthurje e bukur e melodisë, por edhe poezisë grupi solli disa prej këngeve të njohura Franceze të cilat rrembyen duartrokitjet e spektatorit të pranishëm në sallë.
Pranvera frankofone, krahas aktiviteteve me në qendër promovimin e kulturës frënge, këtë vit do të zgjojë një nga gjinitë disi të harruara: poezinë. Aktivitetet kulturore për 2 javë radhazi i drejtohen një publiku frankofon, por jo vetëm. Shqipëria ka një traditë tashmë në organizimin e përvitshëm të Pranverës së Frankofonisë. Prej vitit 1999, vendi ynë është anëtar aktiv në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.