Friday, April 26, 2024
HomeSportFitore dhe humbje në volejboll.

Fitore dhe humbje në volejboll.

-

 

Femrat mundin Elbasanin, meshkujt munden nga Tirana

Një fitore dhe një barazim është bilanci i kësaj jave në kampionatin kombëtar të volejbollit për ekipet e Vllaznisë. Fitorja është arritur nga ekipi i femrave që mundi pa problem Elbasanin me rezultatin 3 me 1. Ndeshja u dominua plotësisht nga volejbollistet shkodrane. Megjithatë, mikeshat kanë arritur të shfaqen të rrezikshme vetem në setin e tretë, të cilin e fituan me rezultatin 20 me 25. Ndërkohë, në të gjithë setet e tjera, volejbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajnerja Sadije Gogo kanë sfiduar kundërshtarin në tre sete.  I pari është mbyllur me shifrat 25 me 21 në favor të Vllaznisë, për të vijuar me lojë të mirë edhe në setin e dytë, madje duke e fituar atë më lehtësisht, këtë radhë me shifrat 25 me 18. Ndërkohë, duke fituar edhe në setin e katërt me shifrat 25 me 15 e mbyllin ndeshjen në fitim të tyre me sete 3 me 1. Megjithatë, edhe pse fitorja e kësaj ndeshje meriton vlerësime, ajo që krijon problem për këtë skuadër ka të bëjë me klasifikimin, pasi Vllaznia renditet në vendin e pestë me 16 pikë. Kjo do të thotë se ajo nuk ka arritur të përfshihet në katër ekipet e para që janë Barleti Volej me 32 pikë, Teuta me 27, Partizani me 25 dhe Tirana me 19 pikë, ekipe këto që do të vijojnë garën në fazen e Plej-Ofit. Ndërkohë, nga ana tjetër, ekipi i meshkujve që drejtohet nga trajneri Mark Kroqi, është ndeshur në kryeqytet, ku sërish, ashtu si edhe në finale e Kupës së Shqipërisë me Partizanin, është dashur seti final për të përcaktuar ekipin fitues. Ndeshja e luajtur në sallen sportive “Fahrie Hoti” të kryeqytetit ka nisur mjaft mirë për skuadren e drejtuar nga trajneri Krroqi, e cila luan mirë dhe fiton dy setet e parë me shifrat 25 me 20 dhe 25-22. Por, kur pritej një fitore e pastër 3 me 0 për Vllazninë, vendasit përmirësojnë lojën e tyre dhe pasi fitojnë setin e trete 25 me 19 arrijnë të fitojnë plot dramacitet edhe të katërtin me pikët shtese 27-25. Tiranasit vazhdojnë të luajnë më mirë edhe në setin final që e fitojnë 15-12 dhe të gjithë ndeshjen me sete 3 me 2. Një humbje kjo fatale për volejbollistët shkodranë, pasi ashtu si edhe ekipi i femrave, edhe ato rrezikojnë seriozisht kualifikimin në fazen finale të Plaj-Ofit, pasi me këtë fitore Tirana e vendit të katërt është shkëputur në pesë pikë më shumë se Vllaznia.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts