Gjate gjithë vitit, por ne veçanti periudha e sezonit veror turistik, rrugën Shkodër – Muriqan dhe anasjelltas e bën nder me te qarkulluarat ne vendin tone. Është porte kryesore për hyrje – daljen e turisteve. Kjo dikton edhe nevojën për një kujdes me te madh ne mbajtjen pastër te rrugës turistike dhe kësaj zone ne tërësi nga Bashkia Shkodër, gjë e cila nuk ka ndodhur. Qendrën e Oblikes e dominon përroi i pushtuar për vite me radhe nga mbeturinat, duke krijuar kështu një imazh te shëmtuar për syrin e turisteve e jo vetëm,përkundër peizazhit për rreth.
Përgjatë rrugës nuk mungojnë kontineret e mbeturinave, te vendosur jo ne vende te përshtatshme. Por ajo qe është me kryesorja, mbetjet qëndrojnë stok për një kohe te gjate pa u pastruar.
Nga drejtuesit e bashkisë Shkodër, deklarimet se turizmin e kanë shpallur prioritet janë te përditshme. Por ne terren siç është edhe kjo zone e rëndësishme turistike, shume pak lëvizët nga ana e tyre.
Pragsezoni turistik kërkon qe te shoqërohet me masa te shumta përgatitore, por deri tani nga Shkodra deri ne Muriqan nuk gjene ndonjë tregues ne funksion te kësaj përgatitje