Me lutje, kenge dhe përshpirtëri besimtarët e Krishterë të qarkut Shkoder u bënë pjesë e udhës së kryqit në Malin e Taraboshit. Një traditë e përvitshme, që në kohën e Krezhmeve vjen si përkujtim i mundimeve të Jezu Krishtit dhe për të lutur 14 ndalesat e Udhës së Kryqit.
Kjo ngjitje është një lutje mjaft e dashur për besimtarin katolik gjatë kohës së Kreshmëve, sepse jo vetëm përkujton mundimet dhe vdekjen e Jezusit në Kryq, por edhe u jep forcë për të përballuar vështirësitë e kësaj jete të cilat nuk janë asnjëherë të pakta.
Pas lumnimit të imzot Vincens Prennushit me 37 shok Martirë, një tjetër ngjarje e rëndësishme pritet të kremtohet në Shkodrën martire, 550 vjetori i ikjes dhe mberritjes së Zojës së Shkodrës në Genacano. Në klimën e këtyre ngjarjeve të rëndësishme, sivjet kjo udhë kryqi erdhi edhe me e veçantë, duke përkujtuar martirët e fese. Udha e kryqit eshte ritual i pervitshem per te krishteret ne mbare boten para kremtimit te festes se Pashkes, qe shenon ringjalljen, fitoren e jetes mbi vdekjen.