Tuesday, May 7, 2024
HomeSportCungu: Vllaznia është “luan”

Cungu: Vllaznia është “luan”

-

Fitorja e merituar e Vllaznisë përballë Tiranës në transferten e kryeqytetit e ka ngjitur skuadrën kuqeblu në kuotën e 35 pikëve duke vijuar të mbajë vendin e pestë, por tashmë e shkëputur edhe më shumë se Tirana e vendit të 6 si dhe duke iu ofruar me një 1 pikë Luftëtarit që mban vendin e 4 në klasifikim. Megjithatë, shumë më e rëndësishme është qetësia që vjen në luftën për mbijetese, sepse tashmë Vllaznia e sheh veten edhe shumë larg skuadrave të fundit që mbyllin renditjen. Në të tilla kushte, skuadra është komode përsa i përket realizimit të objektivave të saj. Një gjë të tillë e thotë edhe trajneri Cungu në prononcimin e tij të pas ndeshjes.

I ngacmuar nga media në lidhje me vazhdimësinë e tij në krye të Vllaznisë, tekniku shprehet se kontrata e tij me Vllazninë i mbaron në fund të sezonit futbollistik. Ndërsa, pohon që në lidhje me vazhdimësinë e bashkëpunimit shprehet se ka qënë një sezon shumë i stresuar ashtu si edhe për kolegët e tjerë, dhe për momentin preferon të pushojë pak deri në vendimmarrjen dy palëshe për një gjë të tillë.

Pas fitores të së premtes me bardheblutë, skuadra shkodrane të shtunën e ka pasur pushim absolut, ndërkohë që i rikthehet seancave stervitore diten e diele.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts