Ndonese ndodhen prane qytetit te Shkodres, prej me shume se 20 vitesh varreza myslimane ose siç quhen ndryshe Komane, jane lene ne harrese totale. Kangjellat rrethuese te tyre jane demtuar plotesisht, ndersa shkurret kane mbuluar ato teresisht ! E jo vetem kaq, por nuk mungojne as mbetjet…. Eshte nje gjendje papranueshme, qe tregon mungesen e rrespektit per ata qe nuk jetojne me !
Para disa kohesh, Myftinia Shkoder nderhyri per pastrimin e mjedisit te ketyre varrezave. Kjo u vleresua edhe si nje terheqje e vemendjes ndaj pushtetit vendor qe te kujdeset me shume edhe per kete zone, e ne veçanti per varrezat qe perbejne nje trashegimi historike. Por duket se gjithçka eshte percjellje me indiferentizem, dhe mungesa e interesimit ka bere qe ato te rrezikohen nga degradimi. Nga ana tjeter, kjo situate krijon edhe nje imazh mjaft negativ qe ne hyrje te qytetit tek vizitoret me afrimin e sezonit turistik, te cilet jane te shumte qe drejtohen per ne Shkoder.