Tuesday, May 7, 2024
HomeSportVllaznia nis përgatitjet anti-Kukësi

Vllaznia nis përgatitjet anti-Kukësi

-

Pas dy ditëve pushim, skuadra kuqeblu i është rikthyer procesit stervitor. E marta ka qënë dita e dytë e pergatitjeve për sfiden e ardhshme, atë që do të luhet në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit të dielen në orën 16.00. Si zakonisht analiza e ndeshjes paraardhëse, asaj me Tiranen në këtë rast ka qënë ajo që i ka paraprirë, gjatë së ciles bëhet e ditur se krahas të tjera është folur edhe për opinionet e përhapura në publik për një tolerim të mundshëm që mund të bënte Vllaznia ndaj Tiranës, por që në fakt rezultoi e kundërta. Vllaznia fitoi një ndeshje shumë të rendësishme, e cila tashmë i ka dhënë qetësinë e duhur skuadrës, klubit dhe tifozërisë në lidhje me mbijetesen në Superiore, ndërkohë që i krijon mundësinë të kërkojë diçka më shumë në këtë drejtim.

Cungu flet edhe për të ardhmen e tij, një temë kjo që për hir të së vertetes ka qënë në krye të faqes të të përditshmeve sportive duke aluduar se trajneri shkodran do të largohet drejt kryeqytetit për të drejtuar tashmë Partizanin.

Sipas Cungut, dëshira e tij nuk i ka munguar dhe nuk do t’i më mungojnë kurrë për të qënë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Megjithatë, ai thekson s e kjo nuk varet nga ai , por nga shumë faktor, të cilët do të kenë kohë t’i diskutojnë për t’i bërë prezent në media me mbarimin e kampionatit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts