Peshku ne Liqenin e Shkodres ka shume vite qe po shkon drejte zhdukjes, dhe vazhdon heshtja nga institucionet. Shqetesimi për ketë pasuri shprehet nga Shoqata Shqiptare e Menaxhimit te Peshkimit, ndaj i ben thirrje Kryetares se Bashkise, Voltana Ademi, qe te nderhyje sa me pare.
Edhe specialisti i njohur i peshkimit, Rasim Suma, jo vetem qe përforcon ketë shqetësim, por kërkon qe te ndyshoje menyra e organizimit për menaxhimin e hapesires ujore te Liqenit te Shkodres.
Suma kujton se deri ne vitin 1990 ne Liqenin e Shkodres janë zene 1100 kintal peshk ne vit nga 100 peshkatare, ndresa zot zihen jo me shume se 300 kintal nga mbi 400 peshkatare te ndare ne 220 subjekte.