Sunday, May 12, 2024
HomeSportÇoba:Na entuziasmuan vajzat

Çoba:Na entuziasmuan vajzat

-

Shkodra pjesë kryesore e Kombëtares së Shqipërisë për femra Mjeku sportiv Çoba shpreh emocionet e suksesit në grupin paraelimator Suksesi i arritur nga kombëtarja e Shqaipërisë në futbollin e femrave duke u kualifikuar për në turin tjetër eleminator të Kupës së Botes FIFA 2019 ka një pjesë të madhe të kontributit të Shkodrës. Këtë e tregon vetë fakti që krahas pjesës më të madhe të futbollistëve të formacionit që i përkasin Vllaznisë, i tërë stafi drejtues i kësaj kombëtareje përbëhet nga përfaqësuesit e qytetit verior, me emra të njohur të futbollit shkodran, si trajneri i parë Armir Grima, zv.trajneri Viorensin Sinani, trajneri i portjerëve Elis Legata dhe mjeku i skuadrës, doktor Zyhdi Çoba.

Ky i fundit pas kthimit në Shkodër, shprehë emocionet e tij për TV1 Channel.

Me fitoren emocionuese të realizuar pasditen e së martës në stadiumin “Elbasan Arena” duke mundur 2 me 1 Greqinë, pasi ka mundur më parë Kosoven 3 me 2 dhe barazuar 1 me 1 me Malten, kombëtarja e Shqipërisë është e para e grupit B paraleminator me 7 pikë duke lënë prapa Greqinë me 6 pikë, Malta me 4 dhe Kosova e fundit me 0 pikë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts