Prej 2 muajsh te semuret kronike te shendetit mendore iu eshte ofruar mundesia per te marre mjekimin baze falas nga sherbimi social, pasi prej dy vitesh edhe ne qofte se pacientet kishin statusin e invaliditetit nuk e perfitonin kete mundesi thote mjeku neurolog ne polikliniken e qytetit te Shkodres, Gjon Preci.
Ka nje mbingarkese per te perballuar fluksin e larte te vizitave, pasi qe nga Janari e deri me tani kane ardhur per vizite rreth 2000 paciente qe kane probleme te shendetit mendor
Numri me i madh raste qe vuajne nga semundjet mendore jane moshat e reja dhe shkaqet per kete jane te shumta
Semundjet kronike predispozohet qe nuk jane te sherueshme, por personat qe vuajne nga shendeti mendore ne qofte se trajtohen dhe marrin mjekim te sakte nder vite, ateher ato kane mundesine per te jetuar nje jete normale dhe cilesore shpjegojne mjeket.