Friday, May 3, 2024
HomeAktualitetTonaj:Dosja e Thethit nuk ka vlere ligjore

Tonaj:Dosja e Thethit nuk ka vlere ligjore

-

Ish-Kryetari I Komunës Shalë Dedë Tonaj në një komunikim për media deklarohet në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria e Shkodrës për tjetërsim të 41.500 metër katrorë tokë në zonën turistike të Thethit, se përveç  pronës që ka në Dobraç të shkodrës ai nuk ka askund asnjë pronë tjetër….

Tonaj shton se në vitin 2008 ai ka ngritur një Komision me qëllim evidentimin e pronave dhe për këtë kanë qenë të ngarkuar kryeplaku I fshatit Theth, një banoër I zonës pjesë e administratës së komunës dhe banorët e zonës, të cilët në fund të deklarimit kanë firmosur. Por ato deklarime nuk kanë marrë fuqi ligjore pasi nuk kishte një VKM, dhe të gjitha sot ndodhen në zyren e Katastrës në Këshillin e Qarkut Shkodër, dosje e cila nuk ka asnjë vlerë ligjore….

Prokuroria e Shkodrës akuzon ish kryetarin e Komunës Shalë Dedë Tonaj dhe dy nëpunësit e komunës së asaj kohe Tomë Shyti dhe kryeplakun e fshatit Theth Gjovalin Lokthi për shpërdorim detyre. Ndërsa  41.500 metër katrorë pronë e cila është vënë nën sekuestro dyshohet se është regjistruar në emër të fëmijëve të ish kryetarit të komunës Shalë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts