Saturday, April 27, 2024
HomeAktualitet58 milion shkojne dem pas 5 vitesh

58 milion shkojne dem pas 5 vitesh

-

Kjo është rruga që të çon tek spitali rajonal i Lezhes. Autoambulancat apo mjetet privatë që transportojnë të semuret janë të detyruara që të kalojnë përmes këtij segmenti tepër të demtuar pamvaresisht situatës së të semurit, i cili për shkak të rruges mund të bëhet edhe me keq. Kjo rrugë u rikonstruktua në vitin 2012 me një fondë prej 58 milion lekësh e megjithatë brenda pak kohesh ajo u demtua.  Situata më kritike mbetet në afërsi të Varrezave të dëshmorëve ku një segment prej disa metra linear është dëmtuar tërësisht.

Krahas cilësisë së punimëve, një ndër shkaktarët kryesor të dëmtimit mbetet vërshimi i ujrave në ditë reshjesh nga mali përgjatë shtratit të rrugës, i cili gradualisht po bëhet i pakalueshëm. Bashkia e Lezhës deri më sot nuk ka marrë asnjë masë për riparimin e segmentit të dëmtuar. Kjo rrugë është e rëndësisë së vecantë dhe ndonese autoambulancat apo automjetet përpiqen te anashkalojnë gropat e hapura, kjo duket një sfidë e pamundur për shkak edhe të faktit se rruga është teper e ngushtë dhe mjetet pershkohen me veshtiresi. Ashtu si shumë projekte të tjera në Lezhë edhe rruga e Spitalit nuk është “jetëgjatë” duke pësuar dëmtime vetëm pak vite pas sistemimit të saj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts