Friday, April 26, 2024
HomePolitikëLSI Shkoder,takime ne 5 rajonet!

LSI Shkoder,takime ne 5 rajonet!

-

Në një kohë kur kriza politike ka mbërthyer vendin, e që forca të caktuara politike rrezikojnë të mos marrin pjesë në zgjedhje, levizja socialiste për Integrim vijon përgatitjet intensive për 18 qershorin. Pas ngritjes së grupeve të punës që do të hartojnë programin elektoral, 5 rajonet e kësaj force politike paralelisht po punojnë më strukturat për një fushatë që do të jetë në shërbim të qytetarit dhe për qytetarin. Deputeti Agron Çela sëbashku me sekretaren për maredheniet me publikun, njëherësh zv/ministren e Integrimit Eisa Xhixhon, anetarin e kryesise Dritan Ylli, e drejtues të tjerë të LSI-së zhvilluan një takim me 5 rajonet e Shkodres. Ndalesa e parë ishte në rajonin 4 prej nga ku deputeti Çela bashke me falenderimin për punën që po bëhet nga çdo anetar e simpatizant, shprehu bindjen se sllogani “Një shans për të gjithë do të jetë” pjesë e çdo familje Shkodrane, për ta nxjerrë LSI-në forcë të parë politike.

Rritja e LSI-së në Shkoder ka ardhur natyrshëm falë punës së deputetit Çela që ka kuptuar çelësin e suksesit të kësaj partie tha në fjalën e saj Xhixho.

 

Me mesazhin “Një shans për të gjithë” LSI ka nisur tashmë punën me grupet e interesit, specialistët dhe qytetarët që programi i saj elektoral kushtuar Shkodres për zgjedhjet e 18 qershorit, të jetë zgjidhja që deri më sot ka munguar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts