Sunday, May 5, 2024
HomeAktualitetMesha e “Zojes se Shkodres”

Mesha e “Zojes se Shkodres”

-

Rreze Kalase Rozafa, tek Kisha Zojes, aty ku 550 vjet pare nisi rrugëtimin figura e Zojes se Keshillit te Mire për ne Gjenacano – Itali, eshte zhvilluar mesha dhe aktiviteti permbylles kushtuar 550 vjetorit te kesaj ngjarje, e cila mbeti gjithnje e evidentuar ne historine e kombit shqiptar, pavaresisht egersise se shekujve. Fillimisht eshte lexuar nga famullitari i Shkodres, Dom Artur Jaku,  dekreti i Papa Françeskut, i cili perfaqesimin e tij ne keto kremtime ia ka besuar kardinalit Franc Rode.

Kardinali Rode, ne fjalimin e tij pershendetes, i beri edhe nje vështrim historik udhëtimit te figures se Zojes se Keshillit te Mire nga Shkodra për ne Gjenocano, me 26 prill te vitit 1467, pas vdekjes se heroit tone kombëtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.

Ndersa arqipeshkevi i Shkodres, imzot Angelo Massfara, e ka quajtuar ketë eveniment feste kombetare.

Ky pervjetor i shenuar kushtuar pajtores se Shqipërise përveç aktiviteteve të shumta, për Shkodranët mori një vlerë të radhë pasi portreti i restauruar i Zojës së Shkodres ju dorezua kishes katolike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts