Ceshtja e mbetjeve ne territorin e bashkise Shkoder, vijon te jete problematike dhe akoma nuk ka marre zgjidhje nga ana e ktij institucioni. Mungesa e kontenierve ka detyruar banoret e fshatit Grude , qe te hedhin mbetjet vend e pavend duke krijuar keshtu grumbuj te medhenj te tyre, ne dy anet e rruges. Zonat periferike te ketij qyteti duket te jene lene ne harrese totale nga pushteti vendor, ku vete banoret e zones shprehen mjaft te shqetesuar per gjendjen e kesaj situate.
Ndonese para pak javesh bashkia e Shkodres u gjobit per te dyten here nga Inspektoriati i Mjedisit, per shkak te mos permbushjes se kritereve per menaxhimin e mbetjeve urbane ne kete territor. Duket se kjo nuk ka qene problem per institucionin ne fjale, pasi ende nuk ka marre asnje mase per pastrimin e ketyre zonave te tejmbushura nga mbeturinat. Ndersa situatat e krijuara ne shume pjese te qytetit rrezikojne te kthehen ne burim epidemish per qytetaret me rritjen e temperaturave.