Gjallerimi i veprimtarise sindikale te arsmit e ne veçanti atij profesional, ishte objekti i seminarit me perfaqesuesit sindikalist te Qarkut te Shkodres. Sipas drejtuesve te kesaj konfederate, ekziston nje kontrate me Ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise, e cila ka ne vartësi shkollat profesionale, ku ne Shkoder funksionojne shume prej tyre, ndaj veprimtaria sindikaliste duhet te jete me aktive.
Sindikata e arsimit insiston qe ne fokusin e aktivitetit te saj, krahas mbrojtjes se te drejtave te punonjësve ne ketë sektor, te jete edhe pjese përpunimit te politikave qe kane te bejne me punësimin, tregun e punes dhe shtimin e degeve te arsimit profesional.