Saturday, April 27, 2024
HomeAktualitetTe tjera ndryshime ne policine e shtetit

Te tjera ndryshime ne policine e shtetit

-

Pas titullarëve, rokada në policinë e shtetit ka prekur edhe strukturat e tjera drejtuese, ku gjithsej këtë fillim jave janë bërë publik 22 emerimet e reja në të gjithë vendin. Drejtori i policisë së Shkodres Gjovalin Loka nuk do të mbetet prurja e re e vetme, pasi këtë të hënë është larguar nga detyra Alfred Cenaj i cili deri më tani ka mbajtur postin e shefit të Komisariatit dhe në vend të tij është emeruar kryekomisar Hamdi Shullani, i cili ka mbajtur postin Shef Sektori dhe Specialist për Kthimin dhe Ripranimin ne Sektorin per Migracionin ne Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Kukes. Në Pukë vendin e Gazmend Domrozit si shef i komisariatit e ka zene kryekomisar Pal Marku. Edhe komisariati i Lezhës është prekur nga ndryshimet ku Skender Hita Zv/drejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Renda, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane, eshte transferuar ne Lezhe, duke marre te njejten detyre. Ne Mirdite eshte transferuar Komisar Erdit Rrëçeku, qe ka mbajtur detyren e Shefit te Komisariatit te Policise Durres. Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare Policia e Shtetit u përfshi nga një valë e gjerë ndryshimesh që prekën si Drejtorinë e Përgjithshme ashtu edhe krerët e 10 qarqeve në vend, e që pasohet pas atij vendimi të 27 prillit, edhe më këtë të fundit mbi shefat e komisariateve. Dora e ministrit të ri të brendshëm Fatmir Xhafaj ka nisur të veprojë fuqishëm në radhët e policisë, duke ndryshuar tërësisht jo vetëm emerimet që mbanin firmën e Sajmir Tahirit, por edhe strategjinë se si ai drejtonte policinë e shtetit, si në aspketin organizativ, ashtu edhe atë mediatik.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts