Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetInaugurohet gjykata e Apelit

Inaugurohet gjykata e Apelit

-

Punën në mjediset e reja e ka nisur prej pak javësh, por inaugurimi zyrtar i gjykatës së re të Apelit në Shkoder, u zgjodh te bëhej në një ditë të veçantë siç është ajo e drejtësisë. Pjese e ceremonisë u bënë ministrat Petrit Vasili i drejtësisë, Fatmir Xhafa i brendshëm, kreu i gjykatës së lartë, deputete të qarkut dhe drejtues vendore.

Ministri Vasili e cilësoi drejtësinë si kryefjalë të shqetësimit qytetar dhe politik në 3 vitet e fundit, ndersa kërkoi përkushtim dhe seriozitet për t’i ndryshuar faqen këtij sistemi.

 

Më pas të pranishmit panë nga afër mjediset e brendshme te saj, e cila sjell një imazh tjetër për këtë gjykatë e cila ka vuajtur si për hapësirat ashtu edhe për numrin e gjykatësve. Këto të fundit janë domosdoshmëri për tu shtuar në organikë sipas drejtuesve aktual me qëllim që seancat të mos zvarriten. Apeli është shtepia e re e drejtësisë pas prokurorisë qe vjen si bashkefinancim me donatoret e huaj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts