Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetXhafaj: 2017-ta, fundi i Kanabisit

Xhafaj: 2017-ta, fundi i Kanabisit

-

Ka zgjedhur Shkodrën, një prej qarqeve problematike sa i përket kultivimit të bimeve narkotike për të dhënë garancinë e tij si ministër i brendshëm, se Shqipëria nga ky vit nuk do të figurojë më në listën e vendeve kultivuese të kanabisit. Fatmir Xhafaj vuri theksin se lufta ndaj kriminalitetit dhe droges do të jetë një proçes i vazhdueshëm, por nga ana e policisë po bëhet gjithçka që ajo të jetë efiçente.

Për herë të parë ai ka komentuar edhe levizjet në policinë e shtetit, që sipas tij bëhen për t’i dhënë punës një ritëm të ri. Një nga prioritetet e drejtuesve në qarqe është kanabisi, pasi zona të Shkodres sot, janë Lazarati i djeshëm.

Lidhur me zgjedhjet e 18 qershorit, Xhafaj garantoi mbarevajtjen e këtij proçesi, siç e parashikon kushtetuta dhe policia shtoi ai do te jetë në zbatim të ligjit.

Për protestën e 13 Majit të paralajmëruar nga opozita dhe frikën e ndonjë destabiliteti, Xhafaj theksoi:

Ministri i brendshëm zhvilloi edhe një takim me dyer të mbyllura me drejtues të policisë së Shkodres ku fokus ishte kanabisi dhe zgjedhjet.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts