Friday, May 24, 2024
HomeKronikaKrimet e renda lene ne burg Beqir Xhilaj

Krimet e renda lene ne burg Beqir Xhilaj

-

Gjykata e krimeve të rënda në Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Beqir Xhilaj, i cili pak pas mesnates se te dieles dyshohet se vrau me çifte bashkëshorten. 74 vjeçari doli paraditen e se merkures per mase sigurie tek krimet e Renda aty ku shqyrtohen rastet e krimeve ne familje. Trupa gjykuese pranoi kerkesen e organit te akuzes per te lene ne masen e sigurise burg pa afat te moshuarin, i cili ka dhene deshmi kontradiktore ne lidhje me vdekjen e bashkeshortes se tij 47 vjeçare. Fillimisht i moshuari ka deklaruar per grupin hetimor se gruaja e tij ishte vetevrare, por kjo piste duket e pabesueshme per hetuesit, te cilet dyshojne se autor i vrasjes eshte bashkeshorti i saj 29 vjet me i madh ne moshe. Edhe ne séancen tek krimet e renda Beqir Xhilaj ka mohuar qe te kete qelluar mbi bashkeshorten, duke deklaruar se ajo eshte vetevrare me ciften e tij. “Nuk e kam vrarë unë, nuk e kam një dorë, jam invalid edhe sikur të doja se vrisja dot. Bashkëshortja ime ishte e mërzitur ate mëngjes dhe pasi kemi shkëmbyer fjalë, ajo ka marrë çiften dhe më pas ka vrarë veten” jane te vetmet fjale te 74-vjeçari në gjykatë. Beqir Xhilaj në 1997-en ka vrarë edhe gruan e dytë, pasi gruaja e parë e ka braktisur atë. Lumturie Xhilaj është bashkëshortja e dytë që 74-vjeçari i merr jetën, dhe e treta në “listë” për të moshuarin.  Ashtu si vrasjen e dy ditëve më parë edhe atë të gruas së parë autori i ka raportuar si vetëvrasje. Për të provuar vrasjen nga Beqir Xhilaj prokurori Behar Dibra ka kërkuar kryerjen e dy akt ekspertimeve një për aftësinë mendore të 74-vjeçarit dhe një për aftësitë e qitjes me dorën e majtë nga Beqir Xhilaj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts