Tuesday, April 16, 2024
HomeAktualitetDemokratet e Shkodres drejt protestes

Demokratet e Shkodres drejt protestes

-

Protesta e opozitës në kryeqytet angazhoi edhe demokratët e Shkodres, të cilët janë nisur në mënyrë të organizuar prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës. Nga sheshi përpara teatrit “Migjeni”, në njësitë administrative dhe nga grupseksionet janë bërë nisjet e organizuara, ku proçesi është ndjekur hap pas hapi prej drejtuesve të deges lokale dhe deputeteve të qarkut.

Në dalje të qytetit postoblloku i ngritur nga policia ka verifikuar të gjitha mjetet që kanë udhëtuar drejt Tiranës, me qëllim që protesta dhe fluksi në lëvizje të mos shfrytëzohej nga personat me preçedent penal, apo të kërkuar nga policia. Kontrolli rutinë ka zgjatur pak minuta dhe më pas udhëtimi i protestuesve ka vijuar pa probleme, duke lënë qytetin e Shkodres. Në krye të punës ka qënë vetë shefi i ri i komisariatit Hamdi Shullani dhe drejtues të tjerë të policisë.

Edhe nga Lezha janë nisur në mënyrë të organizuar sipas partisë demokratike rreth 2 mijë protestues. 15 autobuse kanë qënë në dispozicion të tyre, ndërsa pjesa tjetër me mjete private.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts