Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetNje tabele për 8 rrethrrotullime !

Nje tabele për 8 rrethrrotullime !

-

Duhej qe te kalonin 3 vjet nga përfundimi i unazës lindore te qytetit te Shkodrës, qe te vendosej kjo tabele për ti orientuar automjetet e tonazhit te larte ne hyrje te qytetit qe te kalojne djathtas për ne ketë segment ! Por me përjashtim te saj, asnjë tabele tjeter orientuese nuk ka ne ketë segment mbi 2 km te gjate deri ne dalje te qytetit për ne Malesi te Madhe. Ne keto kushte, drejtuesit e automjeteve qe duan te udhetojne ne drejtimit te Hanit te Hotit për ne Mal te Zi, e kane mjaft te veshtire te orinetohen nga duhet te qarkullojne. Kjo edhe për faktin qe ky segment ka 8 rrethrrotullime ku kryeqezohen rruget kryesore te qytetit, dhe ne asnjerin prej tyre, as ne Draçin, as tek ish Fusha e Druve, as tek Stacioni i Trenit, as tek shkolla Pyjore, as tek Drejtoria e Policise dhe as ne Rus për te vazhduar ne drejtim te Kplikut, nuk ka qofte edhe nje tabele treguese ! Kjo ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e drejtuesve te mjeteve, e sidomos te atyre qe kane pak njohje për rruget e Shkodres, nderkohe qe as Bashkise qe e ka për detyre vendosjen e tabelave, dhe as inspektoreve te policise rrugore qe kontrollojne respektimin e rregullave te qarkullimit, nuk u ka bere përshtypje mungesa e sinjalistikes kryesore ne ketë segment ! Ndryshe nuk ka se si shpjegohet qe u deshten 3 vjet për te vendosur tabelen e pare, dhe me sa duket duhet te kalojne edhe 3 vite te tjera për ta kompletuar me sinjalistike unazen lindore, nje proçes qe normalisht kryhet brenda 3 ditesh !

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts