Wednesday, May 1, 2024
HomeAktualitet“Drini” rrezikon shtepite ne Bahçallek

“Drini” rrezikon shtepite ne Bahçallek

-

Rrjedha e lumit Drin përgjatë viteve të fundit ka depertuar në drejtim të banesave të tyre dhe sipërfaqe të tëra toke janë gërryer. Sot rreth 40 familje në lagjen “Bahçallek” të Shkodres të kërcënuara nga vërshimi i ujrave, kërkojnë nga pushteti qendror dhe ai vendor ngritjen e argjinature, për të shpëtuar nga përmbytjet shtëpitë e tyre. Largësia që kanë ujrat e Drinit nuk është më shumë se 20 metra dhe nëse nuk ndërhyhet në kohë, ata thonë se më vonë do të jetë e pamundur të ndalen demet.

Problemin e pranon edhe bashkia Shkoder, por thotë se duhet që projektin final dhe financimin ta bëjë bordi i kullimit dhe qeveria Shqiptare, pasi kostoja që kërkohet është e lartë.

Gjuraj shton se pastrimet e kanaleve kulluese nga pushteti vendor, duhen pasuar me investime të tjera nga qeverisja qendrore, duke patur parasysh rrezikun që Shkodra ka nga përmbytjet.

Lagjia “Bahçallek” ka qënë një ndër zonat e para të goditura nga përmbytjet e viteve 2010 – 2011 në Shkoder, ku uji përmbyti shtëpitë dhe tokat e kësaj zone.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts