Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetPerurohet xhamia e Kryebushatit

Perurohet xhamia e Kryebushatit

-

Eshte zhvilluar ne Kryebushat ceremonia e përurimit te xhamise se re, ku u mblodhen besimtaret myslimane te kesaj zone, por edhe banore me perkatesi te ndryshme fetare. Kjo Shtepi e zotit vjen si dhurate vetem pak dite para fillimit te muajit te ramazanit, ndaj eshte nje moment i veçante përurimi i saj. Myftiu i Shkodres, Imam Muhamed Sytari, duke pershendetur te pranishmit, theksoi harmonine qe ekziston mes besimeve te ndryshme fetare, secilës do ti sherbeje me se miri  edhe kjo xhami.

Kryetari i Bashkise Vau Dejes, Zef Hila, pasi ka uruar besimtaret mysliman për xhamine e re, tha se kjo bashki do te vazhdoje te bashkepunoje gjithnjë e me shume me komunitetet fetare, ne te mire te te gjithe banoreve.

Për ndertimin e Xhamise se Kryebushatit ka kontribuar financiarisht Kuvajti, ndaj nuk munguan falënderimet nga Myftinia Shkoder për te gjithe donatoret me ketë rast.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts