Proçesi i vaksinimit te fruthit e rubeoles

0
9

Vazhdon intensivisht fushata e vaksinimit ndaj fruthit dhe rubeoles me grupmoshat e viteve te lindjes 80-90, ne te gjitha qendrat shendetesore te Qarkut Shkoder.  Aktualisht ne Qendren Shendetesore numer 2, lagjia Perash, qe mbulon dy zona vaksinore, ky proçes i rregullt ka bere te mundur vaksinimin e nje numri te konsiderueshem personash te kesaj moshe.

Shihet nje interes per te bere vaksinen kunder fruthit dhe robeoles nga persona te kesaj moshe edhe ne lagjet “ Ndoc Mazi “, “ Mark Lula “e “ 3 Heronjt “.

Sipas bluzave te bardha te ketyre dy qendrave shendetesore, aplikimi i vaksinimit kryhet brenda te gjitha kushteve optimale, frigoriferike dhe parametrave te duhura. Afati perfundimtar i mbylljes se fushates se vaksinimit eshte fundi i vitit.