Një sasi prej 30 metër kub dru zjarri e prere ditët e fundit ne pyjet e Temalit, Shllak, është sekuestruar nga inspektorati shtetëror i pyjeve te Qarkut te Shkodrës. E transportuar me dy automjete, ato janë dërguar ne Bashkinë Vau Dejës.
Ndou tha se janë 4 subjekte te liçensuara për prerjen e druve te zjarrit, ndërsa çdo ndërhyrje tjetër është e jashtëligjshme dhe ndëshkohet ligjërisht.
Ndërsa lidhur me angazhimin e inspektoreve te pyjeve ne kontrollet për kanabis sattiva, dhe masat qe merren ndaj tyre, Ndou sqaroi.
Pyjet ka një vit qe administrohen nga bashkitë, ndaj ato kane caktuar edhe rojet për ruajtjen e tyre, ndërsa inspektorati shtetëror kontrollon zbatimin e Moratoriumit për ndalimin e prerjes se lendes drusore.