Saturday, April 27, 2024
HomeAktualitetSytari: Zgjedhje ne 25 qershor, e pafalshme

Sytari: Zgjedhje ne 25 qershor, e pafalshme

-

Nga falja e së premtes në xhaminë e Parrucës, myftiu i Shkodres imam Muhamed Sytari ka kritikuar marreveshjen mes dy liderve kryesor të politikës , Edi Rama dhe Lulzim Basha mbi mbajtjen e zgjedhjeve në 25 qershor, që përkon me festen e Bajramit për myslimanet. Një veprim i tillë sipas Sytarit nuk kishte ndodhur as në kohën kur Shqipëria drejtohej nga komunistet dhe besimi ishte i ndaluar.

Ai u ndal edhe tek fenomenet aspak të pëlqyeshme sipas tij me të cilat është dashur të përballen myslimanët gjatë viteve të shkuara në muajin e shenjtë të Ramazanit, ku festat me alkool janë zhvillluar ngjitur me xhamite e qytetit.

Imam Sytari u ndal në mesazhin e tij përpara besimtareve tek rendesia që ka muaji i shenjtë i Ramazanit për çdo mysliman dhe agjerimi në vetvete, cilësohet si sakrificë e pranuar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts