Mbi godinen e re te Fakultetit Ekonomik te Universitetit “ Luigj Gurakuqi “ te Shkodres, ndodhet stacioni metereologjik “ Davis “ i cili menaxhohet nga Qendra e Teknikes Mesimore, si pjese e tij. Stacioni i vetmi funksional prej afro 15 vitesh, kryen disa proçese matjesh si shpejtesine dhe drejtimin e eres, sasine e reshjeve te shiut dhe debores, matjen e temperaturave te brendshme dhe te jashtme, etj.
Te dhenat e stacionit sherbejne per te konkretizuar anen praktike te studenteve te Departamentit te Gjeografise. Por edhe mjaft sektore te rendesishem te ekonomise dhe bujqesise, individe dhe institucione te ndryshme, i referohen grafikut dhe te dhenave te sakta te ketij stacioni. Parashikon motin 24 deri ne 48 ore. Stacioni metereologjik posedon nje teknologji brenda te gjitha standarteve bashkohore.