Pas xhamisë së Parrucës, ajo e fshatit të ri në Postribë ka qënë mikëpritësja e radhës e një tribune fetare, në prag të muajit të Ramazanit, i cilësuar si më i miri i të gjithë muajve për besimtarët mysliman. Kjo ditë për besimtarët e kësaj zone ishte e veçantë, pasi u inaugurua edhe përfundimi i punimeve të minares së xhamisë, ndërtuar falë kontributit të një besimtareje nga Shkodra. Në fjalën e tij myftiu i Shkodres, Muhamed Sytari kujtoi se simbolikat e besimit janë të shenjta, prandaj kërkoj të ruhet fryma e besimit.
E ardhmja e vendit ndërtohet duke jetuar, e punuar në harmoni me njeri – tjetrin, prandaj të mos humbin vlerat që kemi tha Sytari.
Muaji i shenjtë i Ramazanit nis me 27 Maj dhe përfundon në 25 qershor, ku besimtarët mysliman do të festojnë Bajramin.