Sunday, March 26, 2023
HomePolitikëNishani dekreton ministrat e rinj

Nishani dekreton ministrat e rinj

-

Pas publikimit të emrave të ministrave të rinj dhe zv/kryeministrit të propozuar nga Partia Demokratike, presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar emërimet e tyre. Zv/kryeminister, ikën Niko Peleshi emërohet Ledina Mandia. Ministër i Brendshëm, ikën Fatmir Xhafaj emërohet Dritan Demiraj, Ministër i Financave, ikën Arben Ahmetaj, emërohet Helga Vukaj, Ministër i Drejtësisë, ikën Petrit Vasili emërohet  Gazmend Bardhi, Ministre e Arsimit, ikën Lindita Nikolla, emërohet Mirela Karabino, Ministër i Shëndetësisë, ikën Ilir Beqaj emërohet Arben Beqiraj, Minister e Mirëqenies Sociale, ikën Blendi Klosi emërohet Xhulieta Kërtusha. Një ditë më parë u bënë të ditur edhe emrat e atyre që do të drejtojnë KQZ-në, dhe Avokatin e Popullit. Ajo qe bie në sy në emrat e ministrave të rinj, janë dy prej tyre nga Shkodra, pikërisht zv/kryeministrja Mandija dhe ministri i shendetësisë Beqiri. Por cila është CV e tyre: Ledina Mandia, ish-Avokate e Shtetit në kohën e qeverisë “Berisha” dhe aktualisht këshilltare e Presidentit. Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiri, kirurg, pedagog dhe ish-zv/rektor i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë. Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, gjeneral, ish-komandant i trupave speciale dhe ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura në misionet jashtë vendit, aktualisht me banim në SHBA.  Ministre e Financave, Helga Vukaj, drejtoreshë e përgjithshme në KLSH dhe ish-zv/drejtoreshe e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në kohën e qeverisë së djathtë.  Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor i Partisë Demokratike.  Ministër i Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabino, pedagoge në fakultetin e Shkencave Sociale, një nga personat që ka folur në çadër gjatë protestës 3-mujore. Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha me profesion inxhiniere, aktualisht menexhare e “Statkraft” dhe më herët drejtoreshë e CEZ. Po ashtu, Partia Demokratike ka propozuar Klement Zgurin për postin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej shumë vitesh anëtar i këtij institucioni, ndërsa avokaten Erinda Ballancën për kreun e Avokatit të Popullit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,751FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts