Në Lezhe vijon dezinfektimi i mushkonjave ne bregdet dhe laguna në prag të hapjes së sezonit turistik. Ekipet e Ministrisë së Shëndetësisë kanë nisur kete fushate me agjent biologjik, i cili ndalon rritjen e larvave, te cilat jane nje problem shqetesues per pushuesit. N/drejtori i Shendetit Publik në Lezhe Besmir Frroku tha se kjo është faza e katert e dezinfektimit, ndersa bëri të ditur se fokusi kryesor është asgjesimi i mushkonjes tiger.
Në Lezhe proçesi ka nisur që në muajin prill e do të vijoje deri në fund të muajit shtator. Tashmë janë përcaktuar zonat, në disa prej të cilave është ndërhyrë. Deri në mbyllje të sezonit turistik do të jenë 13 etapa, ku do të
dezinsektohen të gjitha vatrat e mushkonjave. Edhe këtë vit zona bregdetare e Tales nuk është përfshire në projektin e ministrise, ndonese ajo eshte tejet problematike.