Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetMalaj: Matura larg zgjedhjeve

Malaj: Matura larg zgjedhjeve

-

Matura shtetërore do të rrijë larg zgjedhjeve të 25 qershorit dhe për këtë janë marrë të gjitha masat. Kjo është garancia që jep numri dy i ministrisë së arsimit, Nora Malaj, duke theksuar se për çdo parregullsi do të ketë masa ekstreme. Ajo shton se gara elektorale nuk ka lidhje me këtë proçes jetik për të ardhmen e maturanteve.

Institucionet arsimore nga ana tjetër do të rrijnë larg fushatës, e shkollat nuk duhet të hapin dyert për asnjë takim, të asnjë kandidati apo subjekti politik. Në të kundërt Malaj thotë se mësuesit dhe drejtuesit e shkollës do të përballen me heqjen e të drejtës për ushtrimin e profesionit.

 

Përveç grupit të punës, 13 të deleguarit në qarqet e vendit kanë verifikuar ambjentet ku do të zhvillohen provimet, si dhe kanë hartuar rregullore dhe pyetësorët përkates. Paralelisht janë trajnuar vlerësuesit e testeve nga Agjensia kombetare e provimeve, me qëllim që çdo gjë të jetë gati. Fundi i Majit dhe deri me 23 qershor janë datat kur do të mbyllen të gjitha provimet.

 

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts