Kushtet higjeno – sanitare dhe datat e skandencave të produkteve ushqimore, do të jenë dy fokuset kryesore të kontrolleve që autoriteti kombëtar i ushqimit do të ketë në Lezhë, për sezsonin turistik. Për grupet e punës një nga shqetesimet kryesore vijon të mbetet tregu i Milotit, i cili është jashtë çdo standarti.
Kontrolle do të ushtrohen edhe për shitesit ambulant, të cilët shtohen gjatë sezonit veror. Ndaj tyre do të kërkohet respektim i kushteve të tregtimit, pasi mund të rrezikojnë seriozisht jeten e konsumatoreve.
Për të gjitha subjektet që do të gjenden me shkelje do të merren masa të ashpra deri ne pezullim të aktivitetit.