Wednesday, May 29, 2024
HomeAktualitetShkoder – Mjede, rruga ne degradim

Shkoder – Mjede, rruga ne degradim

-

Prej shume vitesh ne kete aks rrugor askush nuk ka vene dore per permiresimin e infrastruktures. Ndonese premtimet kane qene te medha siç shprehen banoret jashta kamerave, bashkia e Shkodres e ka lene ne harrese kete segment rrugor qe çdo dite e me shume po perkeqesohet. Edhe pse ne dite me diell, ende jane prezent ne mes te rruges rreshqitjet e gureve nga mali pas reshjeve te shiut, duke krijuar keshtu kaos ne qarkullim. Madje ato behen burim aksidentesh per ato drejtues automjetesh qe levizin ne kete aks rrugor, qe pershkon nje pjese te fshatrave mes dy bashkise, Shkodres dhe Vau Dejesit. Sikur te mos mjaftonte problematika e rruges, sinjalistika e pjesshme dhe rreshqitjet, ne dy krahet e saj nuk mungojne as mbetjet e shumta urbane e inerte, qe ndosin mjedisin.

Ndonese ky problem njihet si nga bashkia dhe Autoriteti Rrugor i Veriut, secila prej tyre kane zgjedhur te bejne nje vesh shurdh e nje sy qorr, duke vene ne rrezik jeten e kalimtareve. Disa here eshte ngritur shqetesimi i kesaj rruge, e cila jo vetem diten, por makth me vete mbetet per tu pershkuar gjate nates, ku mungesa e ndricimit ne disa pjese te saj rrit rrezikun e aksidenteve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts