Nje seance dhurimi gjaku, ne ndihme te semureve talasemike, te dializes, personave me hemoragji nga traumat, etj, eshte organizuar me student, padagoge, qytetare dhe shoqeri civile, duke iu pergjegjur thirrjes ne emer te jetes. Projekt ky qe po zbatohet prej vitesh ne kete qytet, organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar, dega Shkoder ne bashkepunim me fakultetet Juridik dhe Shkencave Shoqerore, te Universitetit “Luigj Gurakuqi. Dhurimi i gjakut realizohet falas dhe ne menyre vullnetare, jo vetem per keto paciente, por edhe per nevojat e Bankes se Gjakut ne Shkoder.
Nismen “ dhuroni gjak, shpetoni nje jete “, Gjinaj e konsideron si nje akt humanitar qe nuk mund te shperblehet me asgje.
Sipas organizatoreve dhuruesit vullnetar te gjakut per personat ne nevoje, perfitojne nje pakete te plote analizash te perpunuara ne Qendren Kombetare te Transfuzionit te Gjakut.