Sunday, March 16, 2025
HomePolitikëLista e Pd,Basha perjashton themeluesit.

Lista e Pd,Basha perjashton themeluesit.

-

Pak kush e kishte menduar se republika e re e Lulzim Bashes, do të ishte shkëlmimi i vlerave e kontributeve 27 vjeçare të një partie të ngritur mes sakrificave, siç është partia demokratike. Por ajo tashme është një realitet i zyrtarizuar në orët e para të 27 Majit me dorëzimin e listave të kandidateve për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit. Emrat themelues të kësaj partie, zerat e fortë opozitar, thuajse gjysma e grupit parlamentar të selisë blu nuk janë më në garë, pasi Basha vendosi t’i fshijë me një të rënë lapsit. Por surpriza me e papritur dhe që është përcjelle me një mori komentesh negative në drejtim të Bashës ishte largimi i Jozefina Topallit nga skena politike. Ish kryeparmentarja dhe numri dy i kësaj partie në ditët e saj më të vështira, jo vetëm nuk do të kryesojë Shkodrën në listën për deputet siç kishte ndodhur për disa legjislatura me radhë, por ajo u la tërësisht jashtë gares. Shkodren vendosi t’ia besojë pedagogut Romeo Gurakuqi, e pas tij e vetmja grua në listë, zedhenesja e PD-së Izmira Ulqinaku, një emer pak i njohur e pa shumë kontributë në këtë parti. Listën e pason i treti ish kryebashkiaku Lorenc Luka, për tu pasuar më pas me Helidon Bushatin, Nard Ndoken, Bardh Spahine, Anton Koken dhe Ramiz Çoben. Një listë edhe me shumë fyese kur sheh se janë lënë jashtë përfaqësimit votuesit e Pukës, Fushë – Arrezit e Vau Dejesit, ndërsa një zone me vlera e tradita si Malëisa e Madhe, kandidati i saj vendoset në një zonë të pasigurtë. Por Basha nuk është ndalur me kaq, pasi hara – kiri i tij në listën e kandidateve për deputet nuk ka pyetur për gjithe ato vite kontribut të ish kryeparlamentares Topalli, apo shumë emrave të tjerë të nderuar në radhët e demokrateve Shkodranë. Qyteti që dikur njihej si bastion i selisë blu sot pa frikë mund të thuhet se ka rënë, pasi kreu i ri i PD-se i ardhur vonë në këto struktura nuk njohu asgjë përballë vehtes së tij dhe komoditetit që të mos sulmohej në të ardhmen, nga zerat kritik e konstruktiv brenda radhëve të selise blu. Ish kryesuesja e listës së Shkodres Topalli, njeriu i fortë në radhët e PD-së që guxoi të sulmojë ashpër emrat e lidhur me krimin, sot lihet e pambrojtur nga kryetari Basha. Në 25 vite emri i saj nuk ka qënë i lakuar për korrupsione, por punoi t’i ndryshojë faqen një qyteti i cili i dha jo pak kosto, pasi në jo pak raste të zgjedhurit e saj nën abuzimin me besimin, vepruan sipas deshirave të tyre. Lista e demokrateve i ngjan një marreveshje të fshehte Rama – Basha, që lidhet ngushte edhe me interesa klienteliste. Të parët që kanë folur janë Bregu e Patozi, por mbetet për tu parë nëse do të jenë të vetmit, apo dicka më shumë mund të vijë në ditët e ardhshme edhe nga Topalli e emra të tjere. Basha me këtë listë duket se ka vulosur fatin e tij edhe per 4 vite të tjera në opozitë.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts