Për qytetarët si konsumatorë por edhe për tregtarët mungesa e tregjeve në Shkoder mbetet një nga shqetësimet kryesore të shprehura prej kohësh,por për bashkinë nuk shihen si të tillë. Numri dy i ketij institucioni Arben Gjuraj thotë se tregjet nuk duhet të shihen si problem madhor, megjithatë shton se po kërkohet të gjendet një zgjidhje.
Prej marrjes së detyrës të Voltana Ademit, nga bashkia Shkoder përsëritet i njëjti refren, por zgjidhje deri më sot nuk ka patur. Tregtarët kanë protestuar disa herë, e madje edhe në bashki ku kanë zhvilluar takime, por pa një produkt final. Se deri kur do të vazhdohet kështu askush nuk di të thotë, por situata në Shkoder është alarmante, pasi me rritjen e temperaturave tregtimi në rrugë mes pluhurit është rrezik serioz per produktet që konsumojnë qytetaret. Taksat grumbullohen, por ato nuk perkthehen ne investime.