Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetNje bust ne nderim te dom Jak Zekaj

Nje bust ne nderim te dom Jak Zekaj

-

Një bust në vendlindjen e tij, pikërisht në sheshin që mban emrin e meshtarit, studiuesit, përkthyesit dhe poetit, dom Jak Zekaj. Në Baqel të Lezhës prej kësaj të diele busti i tij lartësohet si një falenderim për kontributin e paçmuar dha për zonën dhe Shqipërinë. Familjarë, drejtues vendore, klerike dhe studiues ju bashkuan ceremonisë, duke vleresuar lart këtë figurë të Lezhës.

 

Meshtari Jak Zeka eshte autor i disa vellimeve poetike, perkthimeve e studimeve te ndryshme, i cili predikoj ne fshehtesi fene gjate sistemit komunist. Ai lindi në fshatin Baqël të Zadrimës më 13 korrik 1906. Në moshën 11 vjeçare, pikërisht në vitin 1917 futet në Seminarin Papnor në Shkodër.  Në gusht të vitit 1932 dha meshën e parë në Nenshat, në zemër të dioqezit të Sapës. Në shugurimin e tij si meshtar, i dërguar i Selisë së Shejtë ishte Gjon della Pietra, personalitet i dëgjuar i kohës.
Jak Zekaj zotëronte në mënyrë perfekte 9 gjuhe te huaja. Në periudhën gusht-dhjetor 1932 punon në ambasadën e Vatikanit. Po në këtë vit emërohet meshtar në Kryezi të Pukës, e pas 6 vjetësh në Qelëz deri në vitin 1946. Plot 14 vjet Zekaj i kalon në malet e Pukës, kohë gjatë së cilës ai shpërndan fjalën e Zotit, lajmëron të vërtetat hyjnore, por edhe shkruan libra.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts