Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetShengjini hap sezonin turistik

Shengjini hap sezonin turistik

-

Lezha është gati për të pritur turistet dhe pushuesit. Bashkia ka çelur zyrtarisht sezonin me një larmi aktivitetesh të zhvilluara në Shengjin. Sipari i festimeve për këtë ditë është hapur nga panairi ku u prezantuan produkte vendase dhe punime artizanale por jo vetëm. Turistet e shumta të ardhur edhe nga Kosova posaçerisht për këtë ditë shprehen se ShengjinI ofron gjithcka për të realizuar pushime të paharrueshme.

 

Festa ka vijuar me një koncertë festiv ku interpretuan artistë të njohur të Lezhës por edhe me gjere. Kryebashkiaku Fran Frrokaj tha se këtë vit Shengjini është më i përgatitur për të pritur pushuesit pasi
bashkia ka krijuar të gjitha kushtet e përshtatshme. Ai ka ftuar turistet të të vijnë në Lezhë pasi përvec bregdetit të mrekullueshem ka dhe një sere resursesh të tjera që ia vlen për tu vizituar.

 

Lezha gjithnje e me shumë po kthehet në një destinacion për turistet vendas dhe të huaj dhe vecanerishtë për ata nga Kosova dhe Maqedonia.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts