Tuesday, April 23, 2024
HomeSportPaulin Ndoja, “fabrikë” portjerësh

Paulin Ndoja, “fabrikë” portjerësh

-

Ish portjeri i famshëm shkodran, Paulin Ndoja, aktualisht trajner i portjerëve në Akademinë Vllaznia merret me përgatitjen e një grupi portjerësh të rinj që janë pjesë e ekipeve zinxhir të kuqebluve. Njëri prej tyre është edhe Samet Bajri, ishte “heroi” i ndeshjes finale të luajtur të enjten në “Elbasan Arena”, Vllaznia-Partizani ku me dy penalltitë e pritura kontribuoi në fitimin e titullit kampion për kuqeblutë. Ndërkohë, vetem pak ditë më parë, një tjetër portjer që stervitet nga mjeshtri Ndoja, Zamir Vjerdha ishte “hero” për ekipin e Vllaznisë B, ku duke pritur plot tre penallti dhe shpalli Vllazninë B fituese duke i kualifikuar kuqeblutë në kategorinë e parë. Për vlerat e këtyre portjerëve, por edhe disa të tjerëve që sterviten nga ai, flet trajneri Paulin Ndoja.

 

Me këto djem të talentuar që Ndoja po përgatit është i mendimit se Vllaznia e madhe  nuk ka nevojë fare të marrë portjerë jabanxhinjë, jo vetem për atë që ka kosto financiare për klubin, por këto që janë kanë absolutisht vlera cilësore për të përfaqësuar me dinjitet Vllazninë në kampionat.

 

Ndërkohë, duke folur për kuqeblutë e Superliges së skuadrës së parë, Ndoja ndjehet tej mase i lehtësuar që skuadra e drejtuar nga trajneri Cungu arriti të marrë atë barazim në ndeshjen e fundit me Tiranen duke mbijetuar në kategorinë e më të mirëve, ndërkohë që për sezonin e ardhshem bën thirrje që të merren masat e duhura për ndryshimin e situatës.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts