Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetFurnizimi i Bushatit me Energji Elektrike

Furnizimi i Bushatit me Energji Elektrike

-

Njësia Administrative e Bushatit, pjese e Bashkisë Vau Dejës, me rrjete te ri te shpërndarjes se energjisë elektrike ! Sipas informacionit te OSHEE Shkodër, është shtrire kablli 20 kilovolt nëntokësor nga nënstacioni elektrik  ne gjithë segmentet e kësaj njësie, dhe tani po punohet për mbulimin e tij. Po kështu ka përfunduar vendosja e shtyllave , shtrirja e kabllit ajror si dhe e lidhja me 36 kabina te reja, te ndërtuara për ketë zone. Specialistet e OSHEE-se bëjnë te ditur se për zbatimin e këtij projekti janë investuar 7 milionë EURO. Me ketë arrihet qe te zgjidhet përfundimisht furnizimi me energji elektrike ne përshtatje me kërkesat e kohës, për 7000 konsumatorë te kësaj njësie, si familjar ashtu dhe biznesi. Bushati ka qene nder zonat me rrjetin me te amortizuar te shpërndarjes se energjisë elektrike, dhe si pasoje  defektet ishin te shpeshta gjate gjithë vitit. Kjo për faktin se ka mbi 30 vjet qe nuk ishte ndërhyrë me investime ne rrjete. Për ketë arsye, u hartua një projekt qe përfshinte rikonstruksionin e gjithë sistemit te shpërndarjes se energjisë elektrike, me kabllin e tensionit te larte, tensionit te ulet, shtyllat dhe kabinat. Tashme janë ditët e fundit te zbatimit te këtij projekti ne terren.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts