Perpara qindra anetareve, simpatizanteve e te rinjve nga Puka, Levizja Socialiste per Integrim ka prezantuar kandidaten per deputete Sajmira Laçi. Ne takimin elektoral te zhvilluar ne qender te qytetit, mori pjese presidenti i zgjedhur Ilir Meta, nenkryetari i LSI-se Luan Rama, deputeti Agron Çela, prefekti Paulin Radovani dhe kandidatet e tjere per deputet te listes. Perpara pukjaneve, Ilir Meta garantoi qytetaret se Sajmira Laci eshte misionarja me e mire e Pukes ndersa renditi arsyet pse LSI do te jete force e pare.
Nenkryetari i LSI- Luan Rama dhe deputeti Agron Çela vleresuan mbeshtetjen e Pukes ne 2013-en dhe 2015-en.
Per kandidaten Sajmira Laci kandidimi nen siglen e LSI-se eshte nje krenari ndersa vleresoi kontributin e deputetit Çela.
Keshtu pukjanet i dhane garanci Ilir Metes se fale votes se tyre, LSI do te coje ne parlament Agron Çelen, Dritan Yllin, Sajmira Lacin e emra te tjere pjese e gares. Ne zgjedhjet vendore, LSI doli force e pare ne Puke dhe Fushe Arres.