Marreveshjen PD-PS qe i dha fund krizes politike e quan prove maturie. Por Shqiptareve ambasadori Italian Alberto Cutillo u kërkon të mos gabojnë duke shitur voten, pasi nje proçes i rregullt zgjedhor hap rrugen e proçesit te integrimit.
Alberto Cutillo, ambasador i Italise
“Besoj se ishte shumë e rendësishme që forcat politike gjeten një dakortësi, ishte një provë maturie. Eshtë një shenjë e mire për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Blerja e votës është sjellje e rëndë dhe jam besimplotë se qytetarët Shqiptarë të kuptojnë rëndësinë votës dhe te mos bëjnë këtë gabim. Prezenca ndërkombetare do të ndihmojë ne monitorimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Kjo sjellje korrekte do të jetë një sinjal pozitiv për integrimin europian të Shqipërisë.”
Vettingu duhet finalizuar deri ne shtator, pasi Bashkimi Europian eshte gati per te vijuar me tej kete proçes te nisur shton Cutillo.
Alberto Cutillo, ambasador i Italise
“Është një impenjim që të gjitha partitë po e mbajnë, që të përshpejtojnë, pra ta bëjnë përpara zgjedhjeve mbylljen e përzgjedhjes se anëtareve të komisionit të vetingut. Ky do të ishte një sinjal pozitiv pas të cilit vettingu do të finalizohet deri në shtator. Unioni Europian dhe vendet tjera janë gati, shpresojmë që edhe Shqipëria të jetë gati në shtator.”
Eshte rezultati zgjedhor ai qe parashikon koalicionet qeverisese, por Cutillo e sheh domosdoshmeri vijimin e reformave.
Alberto Cutillo, ambasador i Italise
“Besoj se të gjitha forcat politike janë të impenjuara për reformat. Rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë kush do të qeverisë. Se di nëse do të jetë qeveri mes forcave të mëdha, por jam i sigurte kushdo që të fitojë zgjedhjet do të vijojë reformat, ku kryesore është ajo në drejtësi. Pa këtë, rrugëtimi në Europë do të ndalej. Besoj se asnjë forcë politike nuk do të merrte përsipër bllokimin e integrimit europian të Shqipërisë.”
Rendesia e realizimit te zgjedhjeve me standarte duket se do te jete pika kyçe qe i ndez driten jeshile vendit per anetaresim ne BE.