Thursday, June 13, 2024
HomeKronikaGrabitet me dhune çifti i te moshuarve

Grabitet me dhune çifti i te moshuarve

-

Një çift të moshuarish u grabitën në orët e para të mëngjesit në fshatin Shtoj i ri, njësia administrative rrethina Shkoder. Ata kanë qënë në gjumë, kur 3 persona hynë nga pjesa e pasme e banesës private dhe nën kërcënimin e armës, por edhe duke i lidhur e goditur, u mori 850 euro, Gjergj Marinaj 78 vjeç dhe bashkëshortes së tij, Lene Marinaj 65 vjeçe. I moshuari rrefen orët e tmerrit përballë 3 grabitësve, të cilët nuk kursen edhe dhunën në drejtim të tyre, ku pasi lidhen e goditën 78 vjeçarin në katin e dytë të banesës gjeten paratë, të cilat i morën dhe u larguan pa rënë në gjurmët e policisë.

 

Të moshuarit jetonin të vetëm në banesë pasi djemtë i kanë emigrant, ndërsa dy vajzat e martuara. Policia që mbërriti në vendngjarje ka bërë marrjen në pyetje të tyre dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autoreve, ku pas marrjes së provave në vendngjarje, ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar që është shpallur në kërkim. Ai është shtetasi F.M 24 vjeç banues në lagjen “Skenderbeg”, ndërsa po punohet për identifikimin e bashkepunetoreve në këtë grabitje. Materialet i kanë kaluar prokurorise për “vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts