Saturday, March 15, 2025
HomeAktualitetPermbytjet, nenshkodra ne proteste

Permbytjet, nenshkodra ne proteste

-

Protestën e nisën me bllokimin e pedonales përpara prefekturës së Shkodres, duke mos lejuar kalimin e automjeteve. Veprim që solli edhe debate me përfaqesues të policisë së shtetit.

Banorët e nënshkodres kërkojnë dëmshpërblimet e përmbytjeve për vitet 2010 – 2011, ku vërshimi i ujrave u shkatërroi shtëpitë, të mbjellat dhe gjënë e gjallë. Ato akuzojnë se premtimet e qeverisë nuk po mbahen dhe ditët e fundit për shkak të zgjedhjeve, po ndahen në mënyrë selektive nëpër fshatra, para nga përfaqësues të partisë socialiste.

Ka prej atyre që deklarojnë se me 25 qershor do të zgjedhin të protestojnë në vend që të shkojnë në votime.

Protestat e tyre kanë qënë të vazhdueshme dhe banorët janë të vendosur të mos ndalen, deri në marrjen e qindarkës së fundit, pasi demet e shkaktuara asokohe ishin të mëdha dhe pasojat po i vuajnë edhe sot.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts