Saturday, April 27, 2024
HomeKronika"Lundrimi i fundit”, 2 ne pranga

“Lundrimi i fundit”, 2 ne pranga

-

Dy të arrestuar dhe 132 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa të sekuestruara nga policia është bilanci i operacionin policor “Lundrimi i fundit”. Babë e bir, Pjeter Marashi 40 vjeç dhe 15 vjeçari A. Marashi nga fshati Hot i ri, janë të arrestuarit e seksionit për Hetimin e Narkotikeve pasi u kapën duke transportuar lëndën narkotike me varka në ujrat e liqenit të Komanit. Ndalimi i tyre u bë pikërisht tek diga, ku në një varke me motorr u gjeten 12 thasët e mbushur me lendën narkotike, të gatshme për treg. Sipas burimeve policore, bazuar në hetimet e para, lënda narkotike ishte mbjellë në pjesën e malësisë së Dukagjinit dhe pasi ishte kryer paketimi i saj në thasë, përdorej për kalim, rruga ujore përmes ujrave të liqenit të Komanit, e më pas ngarkohej në mjete të tjera për në destinacionin e caktuar, ku dyshohet se ishte Mali i Zi, e më pas Europa. Hetimet nga ana e strukturave policore vijojnë dhe paralelisht do të merren në pyetje të ndaluarit, pasi mund të ndihmojnë për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë proçes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kryer në bashkëpunim’’. Faza e kontrolleve është intensifikuar javët e fundit, pasi në këtë periudhë nis kultivimi masiv dhe në disa zona merren frytet e para të lëndës narkotike, të mbjellë kryesisht në fshatrat e thellë malor, ku përmes rrugëve të ndryshme tentohet transportimi i saj.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts